Site icon Telegrafi

Edhe Rita Ora krenare me djemtë e Kosovës, sapo filloi t’i ndjekë Xhakën e Shaqirin në Instagram

Nata e sotme (e premte) ka qenë tejet emocionuese për miliona shqiptarë anë e mbanë globit.

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë në rezultat 2-1 me dy gola të shënuar nga futbollistët shqiptarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, bëhej që kjo ndeshje sportive të mbahej mend gjatë nga të gjithë.

Shumë figura publike e emra të njohur publikuan në rrjetet sociale imazhe nga ndeshja, duke treguar mbështetjen e tyre për futbollistët.

Lexo po ashtu Reagimet e yjeve shqiptarë pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë: Të gjithë krenarë me Xhakën e Shaqirin

Krenare me ta është treguar edhe e madhja Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Vetëm pak minuta më parë, Ora ka filluar t’i ndjekë të dy djemtë në rrjetin social Instagram, duke treguar se fitorja e sotme ka pasur indikacion te ajo që të ndërmarrë këtë veprim.

Rita Ora bashkë me Dua Lipën, Bebe Rexhën, Majlinda Kelmendin e Era Istrefin janë cilësuar gjithmonë si “çikat e Kosovës” që bëjnë krenare shqiptarët kudo nëpër botë.

Në listën e ndjekësve të Rita Orës në Instagram figurojnë tashmë edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri (Foto: SC/RitaOra-Instagram)

Duket se atyre tashmë iu bashkangjiten edhe “djemtë e Kosovës”, të cilët gjithashtu kanë arritur të na bëjnë krenarë me super arritje e tyre në futboll. /Telegrafi/

Xherdan Shaqiri (Getty Images)

 

Granit Xhaka (Getty Images)
Exit mobile version