Site icon Telegrafi

Edhe Rita cak i hakerëve

Një sulm i fundit në e-mailet e kompanisë Sony ka vënë në siklet të madh shumë yje të botës së shoubizit.

Informatat në lidhje me audicionet e One Direction, Adele, Rita Ora e Simon Cowell janë publikuar në internet. Edhe detaje në lidhje me aktorët si Benedict Cumberbatch, Tom Hardy dhe Sacha Baron Cohen, janë publikuar.

Të dhënat e publikuara kanë zbuluar edhe biseda në mes të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe producentëve të Hollywoodit, transmeton Koha.net.

Tani WikiLeaks e ka bërë edhe më të lehtë qasjen në këtë databazë. Krejt çka duhet të bëni është të bëni një kërkim me emrin e një muzikanti apo aktori.

Kompania Sony këtë sulm e ka quajtur si “veprim keqdashës kriminal”. Një zëdhënës i kompanisë është zotuar për “vazhdim të luftës për siguri dhe privatësi të kompanisë sonë dhe të mbi 6 mijë punëtorëve tanë”.

Një grup i quajtur “Guardians Of Peace” kanë marrë përgjegjësinë e sulmit. FBI ka thënë se grupi është lokalizuar në Korenë Veriore.

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka thënë se e-mailet janë pjesë e një “konflikti gjeo-politik”.

Exit mobile version