Edhe punëtorët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan kanë filluar protestën në shenjë pakënaqësie me Ligjin për Page. Ata kërkojnë rritjen e koeficientit nga 1.85 në 2.20.
Ata kanë thënë se janë të pakënaqur me koeficientin që u është lënë punëtorëve korrektues.
Bujar Qadraku kryetar i Sindikatës së Punëtoreve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ka thënë për Telegrafin se protesta fillimisht është një orëshe.
“Protesta ka filluar në ora 8, kërkojmë ndryshim të koeficientit edhe barazim me Policinë e Kosovës sepse edhe ashtu kemi patur premtime nga Ministri si dhe grupi punues”, tha ai.
Qadraku ka treguar se protesta e së hënës është paralajmërim për autoritetet për të marr masa, ndryshe ata do të vazhdojnë me masa të tjera sindikale.
Po ashtu të hënën kanë protestuar edhe punëtorët e Burgut të Sigurisë së Lartë.
Ndryshe Ligji për Pagat është miratua më 3 shkurt nga Kuvendi i Kosovës por ka shfaqur shumë pakënaqësi tek disa kategori të të punësuarve. /Telegrafi/