Një pensioniste që vuan artriti dhe ka pasur dy ndërhyrje kirurgjikale në gjunjë, ka injoruar dhimbjet e mëdha duke u bërë kështu kick-boksierja më e vjetër në Britani të Madhe, shkruan Mirror.
Jean McKenzie Baldwin, 76-vjeçe, është e njohur nga trajnerët me nofkën “Bisha” për shkak të reputacionit të saj të frikshëm në ring, transmeton Telegrafi.
Kjo gjyshe kishte filluar të merret me sport pas vdekjes së bashkëshortit Peter, e tërë suksesin e saj ia kushton të birit që e këshilloi të merret me sport që të largon paksa mërzinë.
Kështu ajo filloi të fitojë vetëbesim në palestër dhe tani pritet të ndeshet me një grua rreth të 60-ve, kurse paratë e mbledhura do të jepen për bamirësi.
Në anën tjetër, trajneri i saj thotë se Jean se ajo “shndërrohet në bishë” në momentin që shkel në ring. Ndërkaq Jean pranon se sporti ia ka rikthyer “jetën”, duke e ndihmuar të tejkaloj mërzinë e vdekjes së bashkëshortit.
“Peter ishte një në milion. Po të ishte ai gjallë do të thoshte, ashtu vajzë, vazhdo e mos u ndal. Më pëlqen kick-boksi. Edhe pse vuaj nga artriti, ndihem shumë mirë. Sporti më ka dhënë forcë, e çfarë është më e rëndësishme krenari. Kur e humba Peterin nuk doja të flisja me askënd, e lëre më të bëja diçka. Më janë dashur disa vite që ta rikthej vetëbesimin, kur edhe djali im më propozoi që të merrem me sport. Fillova të shkoj në palestër ku pata rastin të shoh se si ushtronin të tjerët kick-boks dhe aty thash me vete, pse mos ta provoj edhe unë”, ka deklaruar gjyshja e tre nipave. /Telegrafi/