Telegrafi

Edhe pse u përplas drejtpërdrejt me një kamion në Ukrainë, shoferi i furgonit i shpëton vdekjes për një fije floku (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një aksident rrëqethës ku shoferi i një furgoni për një fije floku i ka shpëtuar vdekjes, pasi e kishte zënë gjumi derisa ishte prapa timonit.

Një burrë nga Ukraina nga përplasja e fuqishme me një kamion ka përfunduar pothuajse jashtë furgonit, ndërsa në shikim të parë dukej sikur kishte mbetur i vdekur në vend, transmeton Telegrafi.

Pas përplasjes kalimtarët e rastit vrapojnë për ta ndihmuar duke menduar se e ka pësuar keq, por kur filloi të lëvizi e kuptuan se ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të qytetit Mylushi të Ukrainës, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka. /Telegrafi/