Telegrafi

Edhe pse u arrit marrëveshja, Zeniti pengoi kalimin e Witsel te Juve

FC Zenit St Petersburg's Axel Witsel reacts on November 6, 2012 during a Champions League group C football match against Anderlecht at the Constant Vanden Stock Stadium in Anderlecht. . AFP PHOTO / JOHN THYS (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)

Juventusi e ka kritikuar Zenitin pasi ka pritur deri në momentet e fundit për ta lejuar largimin e Axel Witsel.

Marrëveshja ishte arritur ndërmjet dy klubeve për 18 milionë euro plus tre milionë të tjera në formë bonusesh dhe lojtari kishte udhëtuar në Torino për testet mjekësore.

Mesfushori ka pritur në një hotel gjatë gjithë ditës për ratifikimin e marrëveshjes, por Zeniti kishte bllokuar gjithçka.

Trajneri Mircea Lucescu nuk e kishte lejuar largimin e belgut para se të gjente zëvendësim.

Mirëpo, transferimi i Andreas Samaris nga Benfica kishte dështuar.

Të gjitha lajmet e TANSFERIMEVE mund t’i ndiqni këtu LIVE

Kur Zeniti është pajtuar që ta lejojë largimin e Witsel kishte qenë tepër vonë për kompletimin e dokumentacionit, pasi afati kalimtar ishte mbyllur në Serie A.

Lojtarit i mbaron kontrata në verën e ardhshme, ashtu që Juve mund të nisë bisedimet në janar për të arritur marrëveshje dhe pastaj në verën e ardhshme mund ta transferojë si lojtar të lirë.

Dhe si një domino-efekt, zonja e Vjetër e mbajti Hernanesin duke penguar kalimin e tij te Genoa. /Telegrafi/