Site icon Telegrafi

Meçi Anthony Joshua vs Tyson Fury është në rrezik: Ja çfarë dimë deri më tani për super përballjen

Edhe pse të dyja palët kanë rënë dakord për të luftuar, përballja Anthony Joshua vs Tyson Fury mund të mos zhvillohet.

Indikacionet se lufta mes dy britanikëve mund të mos zhvillohet janë shumë reale dhe shumë ekspertë mendojnë se disa gjëra të vogla do të bëjnë që kjo ngjarje të mos ndodhë.

Si fillim, promotorit Eddie Hearn nuk i pëlqente ideja që Anthony Jousha të ndeshjet me Tyson Furyn.

Pas dy humbjeve radhazi kundër Oleksandr Usyk, krenaria e Joshuas është prekur në një nivel më të thellë nga sa ishte parashikuar më parë.

Humbja e tretë radhazi nuk do të ishte e mirë edhe për paratë dhe marketingun që qëndron prapa boksierit dhe Eddie Hearn e di këtë. Ai duhet të mbrojë një nga investimet e tij më të mëdha në dekadën e fundit.

 

Promotori i Fury, Frank Warren tregon se asgjë nuk është nënshkruar ende

Promotori i Tyson Fury, Frank Warren së fundmi foli në TalkSport dhe zbuloi se marrëveshja verbale është arritur dhe mbetet.

Megjithatë, ai gjithashtu konfirmoi se asgjë nuk është nënshkruar ende dhe lufta mund të anulohet.

“Jo. Nuk është nënshkruar ende. Po presim, por nuk shoh ndonjë arsye pse të mos nënshkruhet”.

“Thelbi kryesor i negociatave janë ndarjet për të cilat është rënë dakord, 60/40. Ka një klauzolë të revanshit e cila është dakorduar për 50/50. Problemi i madh ishte se kur do të zhvillohej lufta, është dhjetori”, ka thënë ai duke shtuar se në marrëveshje mund të përfshihen të gjitha kontratat e transmetimit, sponsorizimet dhe gjithçka tjetër.

 

Këto deklarata lanë shumë ekspertë të boksit në mëdyshje, pavarësisht se Eddie Hearn, se negociatat po vazhdojnë.

Ish boksieri i njohur, Johnny Nelson, nuk është i bindur se meçi do të ndodh.

“Nuk kam besim nëse jam i sinqertë. Ndjenja është, por ne e kemi dëgjuar nga të dy luftëtarët tani, kemi dëgjuar gjëra nga të dy kampet”.

“Tyson e bëri ofertë, ne nuk e dimë nëse ishte një bllof apo jo, dhe Anthony Joshua e pranoi. Ata kanë rënë dakord”, ka thënë fillimisht ai duket përmendur gjërat pozitive.

 

Në fund Nelson u ndal te gjërat e vogla që në fund mund ta prishin marrëveshjen.

“Mund të jenë gjëra të vogla si ndarja e biletave, emri i të cilit është i pari, kush lejohet të postojë dhe çfarë në mediat sociale. Këto gjëra e vogla. Dhe kur bëhet fjalë për ato lloj gjërash, këto mund të jenë prishëse të marrëveshjeve”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version