Rusia përfundoi çmilitarizimin e Ukrainës në muajin prill ose maj dhe televizioni shtetëror i Kremlinit duhet të ndalojë përdorimin e termit “forcat e armatosura ukrainase”, tha deputeti rus, Oleg Matveichev.
Në një video të shpërndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, politikani rus shihet duke pretenduar në televizionin shtetëror se shumica e municioneve dhe armëve të Ukrainës janë nga NATO.
Ai u thotë panelistëve se “në fakt, objektivi i vendosur nga Putin në lidhje me çmilitarizimin e Ukrainës u arrit në fakt në prill ose maj, nëse jemi të sinqertë. Deri atëherë, Ukraina nuk kishte më forcat e armatosura që kishte në fillim të konfliktit”.
According to MP Oleg Matveichev, Russia actually finished demilitarising Ukraine back in April or May
He says that on state TV they should all stop using the term "Ukrainian Armed Forces" because Russia is now just fighting "Nato forces" pic.twitter.com/Q7iLVnHioy
— Francis Scarr (@francis_scarr) December 19, 2022
“Në prill, flota e tyre dhe forcat ajrore, plus shumë të tjera u shkatërruan. Ajo që kishte mbetur u mbarua atëherë”, deklaroi ai
Ligjvënësi rus vazhdoi të pretendonte se “gjithçka” që kishte mbërritur në vend që atëherë ishte “nga NATO”.
“Ndoshta është koha që ne të ndalojmë përdorimin e termit “forcat e armatosura ukrainase” si të tillë në programet tona televizive dhe kudo tjetër dhe thjesht të themi se forcat e NATO-s janë tërhequr në Ukrainë”, shtoi ai.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/