Site icon Telegrafi

Edhe pse në luftë, ushtarët ukrainas gjejnë pak kohë për të festuar Krishtlindjen

Pavarësisht se lufta në Ukrainë po vazhdon dhe bombardimet nuk kanë të ndalur, ushtarët e këtij vendi gjetën pak momente që të festojnë me bashkëluftëtarët e tyre festën e Krishtlindjes.

Në kushte tejet të rënda – ata u strehuan nëpër bunkerë e strehimore për të festuar për pak minuta Krishtlindjet, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e shpërndara nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, shihen një grup ushtarët të mbledhur rreth tavolinës, ndërsa lokacioni i tyre i saktë nuk dihet.

Ndërkaq orët e para të mëngjesit të sotëm, ukrainasit i priti zhurma e sirenave të aktivizuara që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore.

Madje sipas ukrainasve, sirenat ishin aktivizuar në tërë territorin e Ukrainës, por deri më tani nuk raportohet për dëme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version