Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur që do të mund ta shikojë Lionel Messin duke luajtur kundër skuadrës së tij.
Superylli i Barcelonës, i cili ka luajtur nën urdhrat e spanjollit në Camp Nou, i ka tejkaluar problemet me lëndime dhe pas lojës në La Liga, është përfshirë në formacionin bazë të Blaugranëve në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
“Jam i lumtur që është rikuperuar dhe është në gjendje të luajë”.
“Është gjithmonë kënaqësi që ta shohësh atë duke luajtur”, është shprehur Guardiola.
Sa i përket përballjes ndaj Barcës, strategu spanjoll ka thënë se skuadra e tij do të luajë ndaj ekipit më të mirë në botë. /Telegrafi/