Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, gjithnjë shkon në pushime luksoze.
Edhe pse ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për raportin e tij me Georgina Rodriguez, e cila është shtatzënë, Ronaldo tash është siguruar që të tërheqë vëmendjen edhe nga pushimet.
Në jahtin ku ai po qëndron në Ibiza shihet ylli i Realit në prani të të dashurës Georgina Rodriguez, nënës së tij dhe motrat e tyre.
Ronaldo besohet se është duke pritur një vajzë me të dashurën e tij Georgina Rodrgiuez.
Ai pritet që shumë shpejt t’i kthehet fushave në përgatitje të sezonit të ri me klubin e Real Madridit. /Telegrafi/