Franck Kessie ishte njëri nga protagonistët kryesorë në fitoren e Milanit ndaj Fiorentinas (2-0), në ndeshjen e xhiros së nëntë në Serie A.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e shënoi golin e dytë të Rossonerëve nga pika e bardhë, mirëpo më pas dështoi të realizonte nga penalltia, pasi portieri kundërshtar ia mbrojti njëmbëdhjetëmetërshin.
“E shënova të parin, e humba të dytin, por do ta ekzekutoj të tretin”, ka thënë ai në një prononcim për DAZN.
Lojtarët e Milanit kanë bërë edhe një video-telefonatë me Stefano Piolin (që është i infektuar me COVID-19), ndërsa Kessie ka treguar se çfarë u tha trajneri.
“Ai e uroi skuadrën, ishte i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme”, ka treguar 23-vjeçari. /Telegrafi/
https://youtu.be/w_2NsIj2XyE?t=75