Telegrafi

Edhe pse 53 vjeçare, Halle Berry mund të krenohet me muskujt e barkut

Halle Berry (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/halleberry)

Halle Berry është e njohur për angazhimet e vazhdueshme në palestër, ndërsa në rast të nevojave për realizimin e roleve filmike, ajo i intensifikon ushtrimet e saja.

Aktorja është admiruese e madhe e mënyrës së shëndetshme jetësore, ndërsa që kur hyri në të pesëdhjetat, ajo filloi të stërvitej çdo ditë.

Lexo po ashtu Halle Berry publikon një video nga përgatitjet e vështira për “John Wick 3"

Ndërsa aktualisht është duke punuar në dramën për një luftëtare të MMA, “Bruised”, të cilës ia ka bërë edhe regjinë.

Për nevojat e këtij filmi, aktorja fituese e ‘Oscarit’ është dashur të stërvitje shumë dhe ka arritur të ndërtojë një fizik shumë muskulor.

Në veçanti, ajo është përkushtuar në formësimin e muskujve të barkut dhe pas suksesit të arritur, 53-vjeçarja ka shpërndarë fotografi në rrjetet sociale për të treguar arritjen që ka bërë.

Në publikimin e saj, Halle i ka inkurajuar fansat e saj se mund t’i arrijnë format e dëshiruara nëse angazhohen mjaftueshëm. /Telegrafi/