Telegrafi

Edhe Pogba mungon te Unitedi në derbin ndaj Liverpoolit

Paul Pogba i është shtuar listës së lojtarëve të lënduar te Manchester United.

Pas David de Geas edhe mesfushori francez nuk do të jetë në listë për takimin ndaj Liverpoolit që zhvillohet në këtë fundjavë.

Sipas mediave angleze, fituesi i Kupës së Botës me Francën ka tërhequr muskulin e këmbës së majtë dhe nuk do të jetë i gatshëm që të luajë në derbin ndaj The Reds.

Lexo po ashtu De Gea pritet të mungojë deri në dy muaj te Unitedi

Te Djajtë e Kuq do të mungojnë edhe lojtarët si: Luke Shaw, Aaron Wan-Bissaka, Anthony Martial, Phil Jones, Eric Bailly dhe Timothy Fosu-Mensah, që janë po ashtu të lënduar.

Ndeshja në mes të dy skuadrave do të zhvillohet të dielën e 20 tetorit në Old Trafford në ora 17:30 në kuadër të javës së nëntë të Ligës Premier. /Telegrafi/