Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë një përgjigje befasuese për incidentin që ndodhi mes një ndihmës arbitri dhe Andy Robertson gjatë ndeshjes së Ligës Premier mes Liverpoolit dhe Arsenalit.
Incidenti ndodhi në pjesën e parë të ndeshjes, pasi mbrojtësi i The Reds iu afrua zyrtarit të ndeshjes, Constantine Hatzidakis. Skocezi pretendoi se ishte goditur me bërryl nga ndihmës arbitri.
Shoqata e arbitrave, PGMOL, konfirmoi në një deklaratë se Hatzidakis është suspenduar.
Tani, Guardiola ka dhënë përgjigjen e tij për atë që ndodhi.
Duke folur përpara ndeshjes së Cityt në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich të martën, trajneri spanjoll çuditërisht pranoi se ai kishte qenë shumë i zënë duke vlerësuar kundërshtarët e ardhshëm të skuadrës së tij për të parë incidentin që përfshinte mbrojtësin e Liverpoolit, Robertson.
“E dëgjova, por nuk e pashë. Po shikoja Bayern Munichun dhe golf. Pashë momentet kryesore më pas, por nuk e komentoj”, deklaroi Guardiola.
“Më thanë se diçka ndodhi, por unë nuk e pashë imazhin, kështu që nuk mund të komentoj. Por – është e çuditshme, kur njerëzit më thanë se ndodhi, unë thashë: ‘Uau, ka ndodhur?’”. /Telegrafi/