Kim Kardashian ka folur për romancën e saj shumëvjeçare me ish-bashkëshortin, Kanye West dhe ka treguar se sa shumë e ndryshoi atë për të mirë.
Themeluesja e ‘Skims’, 40 vjeçe, u shfaq në episodin e së mërkurës në “We Are Supported By…” me bashkë-prezantueset Kristen Bell dhe Monica Padman ku ka folur për këshillat më të mira që mësoi nga 44 vjeçari.
“Unë arrita në një pikë ku lirshëm e them që kisha një lidhje me Kanye për një dekadë, ai është dikush që absolutisht nuk i interesonte fare faktori i pëlqyshmërisë, ose cili ishte perceptimi i tij – që më mësoi shumë që të jem vetja dhe që të jetoj çdo moment”, shpjegoi ylli i medieve sociale.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” për sa kohë qe ishte me artistin mësoi rëndësinë e të qenit vetvetja.
“Ju nuk keni pse t’i kënaqni të gjithë”, tha Kardashian.
“Për sa kohë që jam vetvetja dhe për aq kohë sa bëj ashtu siç dua, ju keni një jetë dhe po e jetoni atë për veten tuaj”.
“Kjo më mësoi që të jem më e sigurt në veten time dhe me të vërtetë të mos kujdesem për atë që mendojnë njerëzit e tjerë”, shtoi ajo.
Kim bëri kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt të këtij viti pas gjashtë vitesh martesë.
Të njëjtit ndajnë bashkë katër fëmijë: North, Chicago, Saint dhe Psalm. /Telegrafi/