Ai është njëri prej reperëve më të suksesshëm në trojet shqiptare dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.
Fjala është për artistin Rigels Rajku, i cili për publikun njihet me emrin artistik si Noizy.
I njëjti është pjesë e estradës prej shumë vitesh, gjersa ka realizuar projekte e hite të mëdha ndër vitesh.
Për punën e bërë deri më tani, 34 vjeçari është shpërblyer me një dhuratë nga platforma YouTube.
Në një imazh të hedhur në InstaStory, reperi thotë se u befasua pasi arriti një milion abonime në po të njëjtin kanal.
“Faleminderit për një milion abonues”, ka thënë ai.
Krahas Noizyt, pak ditë më parë edhe Enca arriti një milion abonues në YouTube. /Telegrafi/