Telegrafi

“Edhe njo shpejt”, Capital T nuk ndalet, paralajmëron këngë të re

Capital T ka treguar se nuk e ka ndërmend që të ndalet.

Nuk ka shumë kohë që ai ka publikuar projektin e ri, “Kujtime”.

Me videoklip, kënga u prit shumë mirë nga publiku.

Megjithatë, ky sukses i madh nuk e kënaqë Kapon, i cili po kërkon tashmë këngë të re.

“Edhe njo shpejt”, ka shkruar Kapo në foton e publikuar në rrjetin social Instagram.

Kapo po shijon suksesin e shumë këngëve të publikuara së fundmi.

“Bomba” ishte po ashtu projekt i suksesshëm, ndërsa “Filma” ishte projekt që u bë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/