Mario Balotelli është larguar nga Milani pas huazimit për tu rikthyer në Liverpool.
Por një tjetër sulmues i Milanit është pranë largimit nga klubi italian dhe destinacioni i tij pritet të jetë në Turqi.
Është braziliani Luiz Adriano që do të largohet nga ‘Rossonerët’ për t’iu bashkuar skuadrës së Besiktasit.
Kanë qenë mediat turke që kanë bërë të ditur këtë transferim të Adrianos te Besiktas.
Milan pritet ta rrëmbejë mesfushorin argjentinas Jose Sosa, ndërsa si shkëmbim Adriano do t’i bashkohet kampionëve të Turqisë.
Për sulmuesin brazilian ka pasur edhe disa interesime nga skuadrat kineze, por Milani ka vendosur që ai t’i bashkohet Besiktasit. /Telegrafi/
Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE