E plotësuar– Ende është duke vazhduar takimi i nisur dy orë më parë në mes liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.
Ky takim, i cili po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, vjen një ditë pas takimit të Kurtit me presidentin Hashim Thaçi, për tu konsultuar për nominimin e mandatarit për formimin e Qeverisë./Telegrafi/
———
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe krytari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa janë duke zhvilluar një takim.
Kështu ka mësuar Telegrafi nga burime brenda dy partive.
Kurti e Mustafa janë duke zhvilluar takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se Kurti dje ka bërë të ditur emrin e zv.kryeministrit të dytë dhe 5 ministrave.
Ky subjekt ka heqë dorë nga Ministria e Brendshme, por e ka marrë për vete Ministrinë e Jashtme. /Telegrafi/