Forcat ajrore dhe Brigada e 25-të e këmbësorisë së ushtrisë ukrainase kanë kryer një operacion në lindje të vendit, ku i shkaktuan humbje të mëdha forcave ruse.
Bëhet fjalë për një pritë të organizuar ndaj forcave ruse që kishin mësyrë pozicionet e ukrainasve, duke shpresuar se do t’i zënë në befasi, transmeton Telegrafi.
Ndodhi krejt e kundërta, artileria ukrainase ishte qind për qind në gjendje gatishmërie dhe me ndihmën e operatorëve të dronëve kamikaz, arritën të shkatërrojnë makinerinë luftarake të ushtrisë së Vladimir Putinit.
Ishin dhjetëra tanke dhe autoblinda që po lëviznin në kolonë dhe ia kishin mësyrë pozicioneve mbrojtëse të ukrainasve, por ushtarët e Zelenskyt kishin me çka t’i presin.
Ata i goditën me artileri dhe dronët kamikaz – duke i hedhur në ajër pothuajse çdo autoblindë dhe tank që ia kishte mësyrë pozicioneve të ukrainasve. /Telegrafi/