Telegrafi

Edhe një ditë afat për klubet e basketbollit

Skuadrat e Superligës së basketbollit kanë afat vetëm edhe një ditë që të paraqesin për regjistrim lojtarët e huaj.

Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ekipet e Superligës së Kosovës kanë afat vetëm edhe një ditë për të paraqitur për regjistrim lojtarët e huaj këtë stinor.

“Njoftohen ekipet e Superligës së Kosovës se afati i fundit për paraqitjen e lojtarëve të huaj konform nenit 11.7.8. të PG-së për edicionin 2015/16 është 72 orë para fillimit të xhiros XXIII që është paraparë të nis më 5-6 mars 2016”, ka shkruar njoftimi i botuar aty.