Sipas një njoftimi të Daily Mail, e ardhmja e Carlo Ancelottit te Real Madridi është në dyshim, ndërsa trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, është kandidati kryesor që mund ta pasojë italianin në Santiago Bernabeu.
Los Blancos janë në krye të tabelës së La Ligas, me gjashtë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Sevilla dhe janë favoritë për ta fituar titullin e Spanjës këtë sezon.
Mirëpo, ata nuk parën një paraqitje të dëshiruar në javën e kaluar në Parc des Princes, ku pësuan me një gol të vonshëm nga PSG.
Pas asaj sfide, Ancelotti është takuar me presidentin e Florentino Perezin, i cili e ka njoftuar se nuk ka qenë i kënaqur me performancën e skuadrës.
Ish-trajneri i Milanit dhe PSG-së nënshkroi kontratë trevjeçare në kryeqytetin spanjoll në edicionin e kaluar, mirëpo e ardhmja e tij në Santiago Bernabeu është vënë në dyshim.
Siç raporton Daily Mail, Reali është duke e shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të 62-vjeçarit me Pochettinon në fund të sezonit.
Edhe Manchester Unitedi e ka shënjestruar teknikun argjentinas, mirëpo në vendimin e tij mund të luajë rol të madh vendimi i Kylian Mbappe që të nënshkruajë për Madridin. /Telegrafi/