Sot do të bëhet e ditur data, kur do të mbahet protestë në Pejë kundër Demarkacionit me Malin e Zi, transmeton KosovaPress.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se Këshilli Organizues kundër Demarkacionit, do të organizojë një konferencë për media, në të cilën do të bëjë të ditur datën e protestës.
Konferenca do të mbahet sot, duke filluar nga ora 12:00 në sheshin e Pejës, pranë shtizës së flamurit.
“Këshilli Organizues përbëhet nga: klubi i Intelektualeve, përfaqësuesit e subjekteve politike Rugovë e Pejë, përfaqësuesit e komuniteteve Rugovë, Podgur e Deçan, organizata e Veteranëve të Luftës, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile”, thuhet më tej në njoftim për media.