Telegrafi

Edhe në Angli kështu ngarkohen veturat! (Foto)

Në Mançester të Anglisë, Policia e ka ndaluar një veturë me dy dyer, që ishte mbushur me shumë gjëra, shumica e të cilave binin në rrugë.

Tavolina për hekurosje, një karrige dhe një frigorifer që dilnin nga gepeku, ishin disa nga gjërat që po barteshin me këtë veturë ngjyrë gri, transmeton Telegrafi.

Me të parë këtë veturë, një grua e ka nxjerrë telefonin dhe ka bërë fotografi që i ka plasur më pas në rrjetin social.

Në atë moment, tek vetura kanë shkuar edhe dy policë dhe kanë filluar të pyesin shoferin se çfarë po ndodhë. Nuk bëhet e ditur nëse është ndaluar shoferi, apo është gjobitur. /Telegrafi/