Site icon Telegrafi

Edhe ministritë kritikojnë ndarjen e buxhetit 2016 (Video)

Buxheti i planifikuar nga Qeveria për vitin e ardhshëm nuk ka gjetur pëlqimin e opozitës.

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës vlerëson se ky buxhet do të krijojë rritje të varfërisë dhe të papunësisë. Sipas saj, kjo qeveri në vitin 2016 mund të bëjë gjithçka, por jo vetëm atë çka po pretendojnë për paqen socio-ekonomike, raporton KTV.

Ndërkohë, Haki Shatri tha se ky buxhet nuk është zhvillimor dhe se, sipas tij, nuk parasheh rritje ekonomike. Shatri theksoi se me këtë planifikim të buxhetit, në tre vjetët e ardhshëm do të rritet niveli i papunësisë dhe i varfërisë.

Me buxhetin për vitin 2016 nuk janë ndarë të kënaqur as disa ministra të kabinetit qeveritar. Po ashtu, edhe Ministria e Arsimit me buxhetin e ndarë nuk do të mund të realizojë objektivat e parapara.

Si nevojë e përgjithshme, sipas Anila Statovci Demajt, zëvendësministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është renovimi i shkollave, transmeton Koha.net.

Të hyrat e përgjithshme në buxhet do të jenë rreth 1.6 miliard euro, kurse shpenzimet e tejkalojnë këtë shumë.

Exit mobile version