Edhe mediat propaganduese të Putinit dorëzohen, dikur i përqeshnin – ndërsa pas kundërofensivës ushtrinë ukrainase po e quajnë “arrë të fortë”
Fushata propaganduese ruse ka filluar të bie që kurrë është rritur kundërofensiva ukrainase.
Kryepropaganduesi i Kremlinit, ka ndryshuar retorikën dhe tani ushtrinë ukrainase po e quajnë arrë të fortë”, të armatosur me armët më të mira perëndimore, derisa kohë më parë vazhdimisht i përqeshnin, transmeton Telegrafi.
Për këtë më së miri dëshmojnë skenat e televizioneve ruse që financohen nga Kremlini. Propagandisti kryesor i Vladimir Putinit, Vladimir Solovjov, është shfaqur në emisionin Full Contact në një gjendje të rëndë fizike, me mavojisje në fytyrë.
“Jam i brengosur. Natyrisht se duam që djemtë tanë të thyejnë palën tjetër dhe të avancojnë, por jeta nuk funksionon ashtu”, tha Solovjov derisa tingëllonte si vajtues dhe i dorëzuar.
Mihail Onufrienko, ekspert ushtarak dhe mysafir i shpeshtë në emisionin e Solovjovit, më nuk po e përmend “operacionin e veçantë ushtarak”.
“Është një luftë e vështirë, luftë e madhe, bota nuk ka parë luftë të përmasave të tilla që nga Lufta e Dytë Botërore. Me sa duket nuk kemi mjaftueshëm trupa që t’i ndalim”, është ankuar Onufrienko. /Telegrafi/
Watch this roundup of clips, featuring panicked Kremlin propagandists on several state TV programs, discussing impressive gains by Ukraine's Armed Forces in reclaiming control over Ukrainian territory. More in my article ⤵️https://t.co/WKx3JVtvkn pic.twitter.com/8CYDRpB85X
— Julia Davis (@JuliaDavisNews) September 9, 2022