Telegrafi

Edhe ligjërisht shkurorëzohen Ben Affleck dhe Jennifer Garner

Mori fund. Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë zyrtarisht të shkurorëzuar.

Në dokumentet e siguruara nga EE shihet se një gjykatës ka nënshkruar dokumentet e ndarjes edhe në mënyrë ligjore të dyshes hollivudiane.

Dokumentet deklarojnë se të tashmë ish-çifti do të ndajnë kujdestarinë ligjore të tre fëmijëve të tyre, Violet, 12, Seraphina, 9, dhe Samuel, 6.

Lexo po ashtu Jennifer Garner harron Ben Affleckun, nis romancën me John Millerin

Prindërit do të duhet të konsultohen me njëri-tjetrin për të gjitha vendimet kryesore që kanë të bëjnë me shëndetin, edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Affleck dhe Garner kishte njoftuar ndarjen e tyre në vitin 2015, ku i ishin drejtuar atëbotë një gjykate në New York.

Theksojmë se aktori së fundi i është rikthyer projekteve filmike pas daljes nga qendra e rehabilitimit nga varësia e alkoolit dhe drogës.

Lexo po ashtu Pas rehabilitimit nga varësia e alkoolit, Benn Afleck i kthehet botës së aktrimit

Ndryshe, aktorja është tashmë në lidhje me afaristin amerikan, John Miller, me të cilin shumë shpejt pritet të martohet. /Telegrafi/