Kanë filluar të publikohen detaje shokuese nga ditët e fundit të Diego Maradonas.
Legjenda e futbollit ndërroi jetë në nëntorin e vitit të kaluar, pas një sulmi në zemër.
Por, Maradona ishte bërë pak ditë më parë operacion nga një sulm në tru dhe pak ditë më vonë gjendja e tij ishte përkeqësuar, duke ndërruar jetë në shtëpi.
Kuzhinierja Romina Milagros Rodirguez ka thënë se legjenda argjentinase ishte i lodhur nga gjithçka dhe atij i pëlqente të qëndronte vetëm me djalin e tij, Dieguito Fernando.
“Për nga këndvështrimi im, ai ishte lodhur nga gjithçka”, ka thënë ajo.
“Nëse duam t’i themi gjërat siç janë, ai ka bërë mrekulli. Ai tha mjaftë, këta persona afër meje po më çmendin”.
“Ai ndihej mirë vetëm me djalin e tij Dieguiton dhe me nipin e tij. Më pas erdhën edhe disa doktorë dhe ai më tha mua se nuk mund t’i duronte as ata”.
“Miqtë e shikonin sa për para dhe nuk i qëndronin afër kur kishte gjendjen e keqe. Kështu, gjendja e tij pas operacionit u përkeqësua shpejtë dhe e kishim të pamundur ta shpëtonim”.
“Hera e fundit kur kam biseduar me të ishte më 24 nëntor, një ditë para se të ndërronte jetë. Unë e pyeta nëse dëshironte për të ngrënë apo për të pirë, por ai më tha jo”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/