Ajri në Maqedoni edhe mëngjesin e sotëm është i ndotur, ndërsa nivel më të lartë të ndotjes së ajrit ka në Karposh të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nivel të lartë të ndotjes së ajrit poashtu ka në qytetet e Strumicës, Manastirit, Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa më pak ajër të ndotur ka në qytetin e Dibrës, tregojnë të dhënat nga stacionet matëse.
Në Karposh 4 sipas “Ajri im” në mëngjes ka 114 PM të mikrogramëve në ajër.
Në Manastir ka 110 PM, në Tetovë 84 PM, në Gostivar 36 PM.
Qyteti i Shkupit mbrëmë ka qenë vendi i nëntë më i ndotur në botë./Telegrafi/