Një dron që mbrëmë goditi Kievin, kishte të shkruar një porosi nga ushtria ruse e Vladimir Putinit.
Ata kishin shkruan “Urime Viti i Ri”, duke dëshmuar kështu edhe një herë brutalitetin që ushtria ruse e praktikon mbi civilët ukrainas, transmeton Telegrafi.
Këtë lajm e ka konfirmuar për mediat lokale kreu i policisë së kryeqytetit ukrainas. Në anën tjetër, një sërë shpërthimesh janë dëgjuar sot në Kiev dhe në pjesët e tjera të Ukrainës.
Gjithashtu janë aktivizuar edhe sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore. Kjo ndodhi vetëm pak orë pas mesnatës së Vitit të Ri.
Ushtria ukrainase ka njoftuar se nga sulmet ruse në Kiev, janë shkatërruar 23 “objekteve ajrore” që u lansuan nga rusët.
Sulmet pasuan pak minuta pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili uroi popullin e tij dhe theksoi se fitorja është e pashmangshme, pavarësisht që lufta po zhvillohet tash e 11 muaj dhe nuk duket se do të përfundojë shpejtë. /Telegrafi/
📸 This image shows the wreckage of one of the damaged #KamikazeDrones that attacked the capital last night. The drone had an inscription “#HappyNewYear" written on the body.
The pictures were published by Andriy Nebytov, the head of police in the Kyiv region. pic.twitter.com/4dMCvNYLH8— KyivPost (@KyivPost) January 1, 2023