Telegrafi

Edhe këtë e bëjnë rusët, aeroplanët e Kremlinit po bombardojnë territorin e tyre duke tentuar të ndalin ukrainasit

Derisa luftimet e ashpra brenda territorit rus po vazhdojnë për më shumë se pesë ditë, ku ukrainasit u futën dhjetë kilometra brenda Rusisë në rajonin e Kurskut – rusët kanë shtuar prezencën ushtarake në atë rajon.

Rusët duke parë se po u futen pa problem ukrainasit në territorin e tyre, kanë filluar të përdorin armë të rënda si kundërpërgjigje, transmeton Telegrafi.

Megjithatë mungesa e profesionalizmit në ushtrinë ukrainase është duke u bërë çdo herë e më e theksuar – ku bombarduesit rusë po hedhin bomba mbi territorin e tyre me qëllimin e vetëm – dëbimin e ukrainasve.

Aeroplanët Su-34 po hedhin bomba 100 KAB në rajonin Sumy – përgjatë vijës kufitare – raketa këto që po lëshohen nga rajoni i Kurskut, ku rusët nuk po hezitojnë të bombardojnë vendin e tyre.

“Intensiteti i luftimeve në drejtim të Sumyt është rritur. Armiku po aplikon masa shtesë – duke ngritur në qiell aeroplanë, helikopterë dhe armë tjera të rënda”, u tha nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/