Blero Muharremi do të vijë me projektin e tij më të ri muzikor.
Pas hitit “Pse” që e solli së bashku me Alex, një tjetër artist i ri do të vijë në bashkëpunim me Bleron në projektin e tij të ri, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Uki Latifin i njohur në publik si SoulKid, kënga me të cilin është në përfundim e sipër në studion “Elephant”.
Për RTV Dukagjinin Blero ka zbuluar se teksti i kësaj kënge ka të bëjë me jetën e tij private.
Projekti pritet që brenda pak ditësh të finalizohet edhe me videoklip dhe për publikim do të jetë gati brenda dy javësh./Telegrafi/