Telegrafi

Edhe jashtë Italisë e quajnë skandal golin e anuluar të Milanit në derbin ndaj Interit – ky është reagimi i lojtarit të Bayernit

Goli i anuluar i Milanit në Kupën e Italisë ndaj Interit ka ngjallur reagimi edhe jashtë Italisë, pasi cilësohet si një vendim i gabuar nga gjyqtari.

Nerazzurët e përfunduan pjesën e parë me epërsi 2-0, derisa në të dytën, ekipi i Stefano Piolit ishte disi më kërkues.

Ishte minuta e 64-të e takimit kur Isamel Bennacer shënoi një gol të bukur, mirëpo ajo u anulua nga gjyqtari Mariani me ndihmën e VAR-it për shkak se Kalulu ishte në pozicion jashtë loje aktiv, duke i zënë rrezen portierit Samir Handanovic sipas logjikës së arbitrit.

Lexo po ashtu Tifozët e Interit u tallen me Piolin dhe Milanin në fund të derbit

Te Milani nuk janë dakord me vendimin e arbitrave, teksa i ashpër ka qenë reagimi i Lucas Hernandez, vëllait të Theo Hernandez. “Skandal”, shkroi mbrojtësi i Bayern Munchen në rrjetet sociale.

Komenti i tij lidhet me golin e anuluar të Milanit, teksa francezi ka fshirë postimin e tij më vonë, ndoshta nga ndonjë urdhër që i është dhënë për të mos u përfshirë në polemikat që nuk kanë lidhje me bavarezët. /Telegrafi/