Site icon Telegrafi

Edhe Hekurudhat e Maqedonisë ndihmojnë rajonet e prekura nga vërshimet

Foto: Ilustrim

Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti ShA me angazhim të drejtpërdrejtë të të punësuarve si dhe me pajisje dhe mjete transporti është përfshirë në mënyrë aktive procesin e sanimit të dëmeve të shkaktuar nga vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bordi Drejtues i Hekurudhave të Maqedonisë – Transporti ShA ka marrë vendim për të dhuruar prodhime ushqimore, ujë dhe preparate higjienike të cilët sot janë dërguar në zonat e prekura në rajonin e Shkupit dhe njëkohësisht kanë shprehur ngushëllime për familjet dhe qytetarët e prekur nga vërshimet.

Siç informojnë nga kjo ndërmarrje, të punësuarit dhe pajisjet edhe më tej do të mbeten në terren së bashku me të gjithë njerëzit që janë inkuadruar në këtë aksion, deri në sanimin e plotë të dëmeve në rajonet e vërshuara./Telegrafi/

 

Exit mobile version