Site icon Telegrafi

Edhe Giroudi në listën e Barçës për sulm

Olivier Giroud (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Barcelona tashmë e disa kohë është në kërkim të një sulmuesi qendror, por nuk iu ka mbetur edhe shumë kohë deri në fund të afatit kalimtar të janarit.

Francezi do të jetë lojtar i lirë gjatë verës pasi i skadon kontrata me Chelean dhe kështu Blutë janë të hapur për një shitje të mundshme.

32-vjeçari iu bashkua klubit nga Londra në janarin e 2018 nga Arsenali, por ai ka startuar vetëm në 12 ndeshje në Ligën Premier ku ka shënuar katër gola.

Olivier Giroud para ndeshjes ndaj Crystal Palace në Selhurst Park (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

Duke parë minutat e pakët në fushën e blertë, edhe sulmuesi francez është duke menduar largimin dhe sipas Diario Sport së fundmi për atë është paraqitur edhe Barcelona.

Giroud është Kampion Bote me Francën në ‘Rusia 2018’, përkundër se nuk shënoi, ai ishte pjesë e rëndësishme e triumfit.

Lexo po ashtu Super skuadra me lojtarët që i përfundon kontrata në vitin 2019: Formacion yjesh, bankë rezervë klasi

Gjithashtu së fundmi në listën e Ernesto Valverdes është shtuar edhe sulmuesi i Gironas, Cristhian Stuani. Ylli i Uruguait ka klauzolë lirimi 15 milionë euro, ndërsa deri më tani në këtë sezon ka shënuar 12 gola.

Për sulmin e Barcelonës janë përfolur edhe Alvaro Morata (Chelsea), Fernando Llorente (Tottenhami), Krzysztof Piatek (Genoa), Timo Werner (RB Leipzig) dhe Maxi Gomez (Celta Vigo). /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=hoDb63L5YPg

Exit mobile version