Mbrëmja e së hënës përfundoi me shumë replika mes producentit Bini dhe vëllezërve Getinjo dhe Mozzik.
Bini i tha mosmirënjohës reperëve pasiqë ai dhe shumë persona të tjerë nga Ferizaji i kanë ndihmuar në fillimet e tyre.
Replika të njëpasnjëshme nga të dy palët por ka reaguar edhe dikush tjetër.
Sipas Prive, postimi që Enca ka publikuar në “Facebook” ku ka shkruar: “E di cili është lloji njeriut që e urrej? Mosmirënjohësi! Unë të kam krijuar”, i dedikohet reperit Mozzik.
Haxhia nuk ka përmendur asnjë emër por duke pasur parasysh krijimet e saj, kënga “Edhe njo” është realizuar në fillimet e Mozzik e poashtu statusi u publikua pak pas lajmit që përfshinej reperi.