Telegrafi

Edhe Dua Lipa uron Ditën Ndërkombëtare të Gruas, u bënë thirrje qeverive për mbrojtjen e femrave

Dua Lipa (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një prej emrave më të ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo u shpërblye edhe me dy çmime në “Global Awards”, për suksesin e këngës “Electricity”.

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë sot (e premte) me rastin e 8 marsit, që ndryshe njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas, ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram, për t’i bërë një urim të veçantë të gjitha femrave në mbarë botën.

“Për të shënuar # IWD2019 dhe 30 vjet @womankindworldwide, unë po u bëj thirrje qeverive të përmbushin angazhimet e tyre për të mbrojtur aktivistët e të drejtave të grave anembanë botës. Tani është koha për të qëndruar me lëvizjet e grave si kurrë më parë! Bëni thirrje për të gjitha gratë e pabesueshme anembanë botës dhe luftoni për ndryshim. Ju dua”, janë fjalët e këngëtares me prejardhje nga Kosova.

Veshur me një kostum në ngjyrat zi dhe vjollcë, Dua dukej mjaft atraktive dhe elegante në fotografinë, përmes së cilës bëri urimin e veçantë.

Lexo po ashtu Dua Lipa publikon fotografi duke u përqafuar me të dashurin, e uron për librin e ri që ka nxjerrë në shitje

Lipa përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Swan Song”, që njëherësh është edhe kolona zanore e filmit “Alita” Battle Angel”.

Në muajt në vazhdim, artistja shqiptare pritet të prezantojë për fansat projektin e ri muzikor. /Telegrafi/