Telegrafi

Edhe Draxler në radarin e Interit

Interi janë duke menduar edhe për Julian Draxlerin e Paris Saint-Germain.

Sipas Corriere dello Sport, skuadra zikaltër dëshiron ta fusë në marrëveshje me Joao Marion që pëlqehet nga PSG.

PSG ka treguar interesim të madh për yllin portugez që u ble vitin e shkuar për 40 milionë euro nga Sporting Lisbona.

Tjerë emra që përfliten janë edhe Serge Aurier dhe Javier Pastore.

Draxler vetëm para gjashtë muajsh është transferuar te Paris Saint-Germain nga Wolfsburg.

Draxler flitet edhe si zëvendësues i Neymarit te Barcelona. /Telegrafi/