Telegrafi

Edhe deputetja Haxhiu reagon pas përplasjes së presidentit Thaçit me anëtarët e Komisionit hetimor

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar paraqitjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit para Komisionit hetimor parlamentar.

Aty presidenti Thaçi ishte ftuar nga Komisioni hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Lexo po ashtu Përplasje në Komisionin hetimor mes Kurteshit dhe Thaçit (Video)

Haxhiu nëpërmjet një shkrimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Facebook, ka thënë se presidenti Thaçi për të mbuluar përgjegjësinë dhe involvimin e tij në procesin e dëbimit të shtetasve turq, bënte ato sjellje duke u përplasur me anëtarët e Komisionit hetimor.

Shkrimi i plotë:

Unë nuk po pajtohem me ata që po thonë që dëshmitari Thaçi nuk tha asgjë sot.

Në fakt dëshmitari Thaçi për me mbulu përgjegjësinë e tij dhe involvimin e tij në gjithë procesin e dëbimit të shtetasve turq, sillej si palaço.

Çdo ditë e tij në krye të presidencës, krijon pasiguri më të madhe për qytetarët!

Ndërkohë, mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar është shoqëruar me përplasje të shumta ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe anëtarëve të Komisionit.

Lexo po ashtu Pas 'përplasjeve' të Presidentit Thaçi me deputetët, përfundon mbledhja e komisionit për rastin e shtetasve turq

Presidenti Thaçi ka refuzuar të përgjigjet para Komisionit, me arsyetimin se ky Komision ka shkelur ligjin pasi që ka angazhuar ekspertë të huaj për të hetuar rastin./Telegrafi/