Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar paraqitjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit para Komisionit hetimor parlamentar.
Aty presidenti Thaçi ishte ftuar nga Komisioni hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Haxhiu nëpërmjet një shkrimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Facebook, ka thënë se presidenti Thaçi për të mbuluar përgjegjësinë dhe involvimin e tij në procesin e dëbimit të shtetasve turq, bënte ato sjellje duke u përplasur me anëtarët e Komisionit hetimor.
Shkrimi i plotë:
Unë nuk po pajtohem me ata që po thonë që dëshmitari Thaçi nuk tha asgjë sot.
Në fakt dëshmitari Thaçi për me mbulu përgjegjësinë e tij dhe involvimin e tij në gjithë procesin e dëbimit të shtetasve turq, sillej si palaço.
Çdo ditë e tij në krye të presidencës, krijon pasiguri më të madhe për qytetarët!
Ndërkohë, mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar është shoqëruar me përplasje të shumta ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe anëtarëve të Komisionit.
Presidenti Thaçi ka refuzuar të përgjigjet para Komisionit, me arsyetimin se ky Komision ka shkelur ligjin pasi që ka angazhuar ekspertë të huaj për të hetuar rastin./Telegrafi/