Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, e kërkon anësorin e Juventusit, Juan Cuadrado.
Kolumbiani ka punuar nën urdhrat e strategut italian te Firoentina dhe ai i njeh cilësitë e tij.
Në dy sezonet e fundit, 29-vjeçari ka luajtur te Bianconerët, mirëpo pas transferimit të Douglas Costas dhe Federico Bernardeschit, është raportuar se ai mund të shitet.
Sipas calciomercato.com, Zonja e Vjetër mund ta shesë lojtarin në Itali vetëm nëse merr ofertë mbi 35 milionë euro.
Nga ana tjetër, për klubet jashtë Serie A, çmimi i tij është më i ulët (30 milionë euro apo 25 milionë plus bonuset).
Kujtojmë që këtë afat kalimtar, Milani e bleu Leonardo Bonuccin nga kampioni italian. /Telegrafi/