Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se Juan Cuadrado do të mbetet në bankën rezervë kundër Palermos.
Anësori kolumbian është pritur të niste nga minuta e parë ndaj sicilianëve, mirëpo nuk është ndier mirë në stërvitje, prandaj mund të luajë si zëvendësues.
“Nga fillimi jo, por ndoshta gjatë ndeshjes. Ai i ka kompletuar stërvitjet të enjten dhe më kërkoi të shkonte në shtëpi, sepse ndihej i shqetësuar, prandaj e lejova, por tash është kthyer dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë Allegri.
Duke folur për Paulo Dybalan, trajneri ka thënë: “A mund të pushojë? Pas një viti këtu duke u zhvilluar, tash është akoma më vështirë”.
“Ai po luan mirë dhe tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e kundërshtarit, ata e njohin. Ai duhet të mbetet i qetë, ka luajtur shumë ndeshje dhe mund të qëndrojë në bankën rezervë”. /Telegrafi/