Site icon Telegrafi

Edhe Big Mama i del në mbrojtje Labit: Nga dasmat e kemi bukën

Një reagim i këngëtarit Labinot Tahiri javën ekaluar zgjoi shumë pluhur në media.

Ai doli kundër vendimit të Ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, i cili deklaroi se sivjet mund të mos ketë organizime të dasmave, ahengjeve apo ngjarje që përfshijnë turma të mëdha njerëzish.

E për këtë gjë reaguan edhe kolegët e Labit, disa duke e kundërshtuar e disa duke i dalë në mbrojtje të tij.

Lexo po ashtu Leonora Jakupi i del kundër Labit: Nuk pajtohem për protestë, jeta e qytetarit është më e rëndësishme

Këngëtarja Big Mama është njëra nga ato, e cila së fundmi ka treguar mbështetjen e saj për kolegun Tahiri, teksa u prononcua në një intervistë për RTV 21.

Big Mama tha se ashtu si çdo profesion tjetër i zakonshëm, edhe muzikantët e kanë burim jetësor muzikën dhe koncertet, ndaj sipas saj nuk duhet të ketë ndalim të organizimit të tyre.

Foto: Big Mama/Instagram

“E mbështesë plotësisht deklaratën e Labinot Tahirit, e njohë shumë mirë shpirtin dhe personalitetin e tij, Labi nuk është në zor për një sezon ai ka aq buxhet, por ai atë deklaratë e dha në emër të muzikantëve sepse ka muzikanta që me shpirt e presin atë verë dhe gjithë dimrin jetojnë me sezonin e verës”, ka thënë Big Mama.

“Do Zoti të ketë sezon se ky është zinxhir, si restorante si të gjithë bukë e kemi këtë edhe ne duhet me e mbushë frigoriferin edhe ne kemi shpenzime”, u shpreh ajo më tej.

Ndërkohë këtë deklaratë televizive të koleges së tij, Labi vendosi ta ndajë me fansat në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version