Vazhdon të rritet numri i klubeve të interesuara për shërbimet e anësorit të Wolverhampton Wanderers, Adama Traore.
Forma fantastike e spanjollit ka bërë që klubet e mëdha të shprehin interesim për nënshkrimin e tij. Ndërsa pos kubeve nga Liga Premier, atë e duan edhe klubet e ligave tjera.
Pas Manchester Cityt dhe Liverpoolit, në garë është përfshirë edhe kampioni i La Ligas, Barcelona.
Sipas 90min, me gjithë interesimin e madh të këtyre klubeve për shërbimet e tij, asnjë nga treshja e përmendur nuk do ta tentojë transferimin në këtë afat kalimtar, por do të presin deri në verë.
Nga ana tjetër, Wolves nuk duan të diskutojnë për 23-vjeçarin për shuma më të vogla se 70 milionë funte (82 milionë euro). /Telegrafi/