Telegrafi

Edhe Barca e interesuar për Perisicin

Barcelona raportohet se gjatë kësaj vere do të tentojë transferimin e mesfushorit të Interit, Ivan Perisic.

27-vjeçari realizoi golin e fitores për Kroacinë kundër Spanjës dhe performancat e kroatit në Euro 2016 besohet se kanë marrë vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Përveç kampionit spanjoll, për Periscin interesim ka shprehur edhe Liverpooli që ka ofruar 18 milionë funte për të, transmeton koha.net.

Perisic ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të mirë në Euro 2016 me përfaqësuesen e Kroacisë.

https://www.youtube.com/watch?v=qvNV3FjSiBk