Site icon Telegrafi

Edhe Aurela Gaçe ironizon me ‘klikimet marramendëse’ të estradës, duke i krahasuar me ato të Dua Lipës

Foto: Aurela Gaçe/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar i muzikës ‘rock’, Vedat Ademi, së fundmi rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve kur doli hapur me një status në InstaStory, duke ironizuar me klikimet e këngëtarëve shqiptarë.

Ai i krahasoi ato me të artistes Dua Lipa, e cila ka afro 10 milionë klikime tashmë me këngën e saj të re “Swan Song”.

Me ironi, Vedati shkroi në mbishkrimin e fotografisë, se këngëtarët vendorë shifrat e tilla i arrijnë në pak ditë, ndonëse këndojnë për një treg muzikor shumë më të vogël se ajo.

Një analize të tillë i është futur edhe këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Aurela Gaçe, e cila thotë se Vedati ka të drejtë kur ironizon me faktin se këngëtarët shqiptarë po arrijnë shifra të larta klikimesh në pak orë.

Lexo po ashtu Vedat Ademi ironizon me nëntë milionë klikimet e Dua Lipës: Rri ti Dua, këta të tanët i bëjnë për tri ditë 10 milionë

“Nga ana matematikore, logjike Vedati ka të drejtë. Nëse Dua Lipa, me më shumë se 25.4 milionë ndjekës në Instagram kandidate për Grammy, me këngë që kanë kaluar shifër e 1 miliard shikimeve në YouTube (“New Rules” për shembull në një javë merr 9 milionë klikime, po këngëtarët shqiptarë si i marrin brenda pak ditësh?!”, ka shkruar Aurela Gaçe në InstaStory.

Foto: Aurela Gaçe/InstaStory

Tutje, ajo ka kritikuar edhe mediat që u ka dhënë hapësirë fenomeneve të tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version