Site icon Telegrafi

Edhe Arsenali thuhet se i do shërbimet e Maguires

Arsenali thuhet se është futur në garë për transferimin e Harry Maguires nga Leicester City, mirëpo kanë bërë të ditur se do të ofrojnë vetëm 56 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit qendror.

Manchester United ka kohë që po i kërkon shërbimet e mbrojtësit të ‘Dhelprave’, mirëpo atyre i është refuzuar oferta prej 75 milionë euro nga rivali i Ligës Premier.

Në garë për transferimin e Maguires është edhe Manchester City që i ka ofruar Leicesterit rreth 70 milionë euro dhe plus pesë milionë euro bonuse.

Harry Maguire (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

Gunner janë duke shpresuar që ta transferojnë mbrojtësin anglez në këtë afat, mirëpo rivali i tyre nga liga angleze u ka bërë me dije se duhet të ofrojnë edhe 30 milionë euro.

Lexo po ashtu United befasohet nga Leicesteri, ish-kampioni kërkon shuma të majme të parave për Maguirren

Leicesteri ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm që ta shesin mbrojtësin vetëm nëse pranojnë një shumë rreth 80-85 milionë euro.

26-vjeçari ishte shumë afër të largohet nga ‘Kin Power Stadium’ edhe në verën e kaluar, mirëpo më pas nënshkroi kontratë pesëvjeçare me ‘Dhelprat’. /Telegrafi/

Exit mobile version