Gianluca Mancini është një nga zbulimet e këtij fillimi të sezonit në Serie A.
Mbrojtësi i Atalantas ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira, ai së fundmi shënoi edhe ndaj Interit.
Ky ishte goli i tretë për italianin në tetë paraqitje deri më tani, por ai ka dhuruar edhe një asistim.
Këto statistika dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klubet të mëdha të shfaqin interesim për të nënshkruar me 22-vjeçarin.
Përveç Interit dhe Romas, sipas The Guardian kanë shfaqur interesim edhe Arsenali dhe Borussia Dortmundi.
Mancini është prodhim i akademisë së Fiorentinas, por nuk ka asnjë paraqitje për ekipin e parë të Violas.
Ai aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Italisë U21. /Telegrafi/