Ata janë duke jetuar së bashku në New York, vetëm pas dy muajsh takimi me njëri-tjetrin.
Dua Lipa, 24 vjeçe, dhe Anwar Hadid, 20 vjeç, shijuan një udhëtim të këndshëm dorë për dore, të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Çifti ishin kombinuar me njëri-tjetrin, teksa ishin veshur me ngjyra të ndezura në shëtitjen që po bënin në New York, pak kohë pasi u zbulua në mediat e huaja se këngëtarja shqiptare ka arritur të fitojë mbi 10 milionë euro vitin e kaluar.
Dua u shfaq e veshur me një palë tuta blu në pjesën e poshtme, dhe një bluzë të verdhë në pjesën e sipërme.
https://www.youtube.com/watch?v=PLqIAUWKRQg
Ajo dukej edhe më atraktive me një palë atlete të zeza.
Këngëtarja e hitit “New Rules” mbante një çantë blu, që shërbeu si aksesor në dukjen e saj.
Ndërkohë, vëllai i Gigi dhe Bella Hadidit ndryshoi flokët e tij, duke i ngjyrosur ato në të verdha dhe ngjyrë rozë.
Anwar kishte veshur një bluzë të markës “Blond”, e cila udhëhiqet nga dy shqiptarë në tregun ndërkombëtar.
Ndërkohë, sipas “The Sun”, krijuesi i hitit “Be the One” ka fituar mbi 10 milionë euro gjatë vitit 2018, përafërsisht 27 mijë euro në ditë.
Këto shifra ajo i arriti nga koncertet e shumta, dhe kontratat fitimprurëse me markat e njohura Jaguar dhe Adidas.
Përfaqësuesit e Duas nuk pranuan të komentojnë në lidhje me këtë kur u kontaktuan nga DailyMail.
Çifti drejtuan për në “Claw Daddy’s” në New York City për të ngrënë darkë, teksa buzëqeshja në fytyrat e tyre tregon për harmoninë që ata kanë si çift. /Telegrafi/